Lajmet

Njihuni me ndërfaqen e sistemit operativ të krijuar nga vetë Samsung

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me ndërfaqen e sistemit operativ të krijuar nga vetë Samsung

SPavarësisht se Samsung ka performuar shumë mirë me hedhjen në treg të smartfonëve Android, kompania nuk dëshiron që suksesi dhe e ardhmja e saj të jenë të lidhura me platformën e një kompanie tjetër.

Për këtë arsye Samsung ka përqëndruar një pjesë të burimeve ndaj Tizen, sistemi operativ i krijuar nga vetë kompania të cilin shpreson t’a pozicionojë si platformën e katërt pas iOS, Android dhe Windows Phone.

Sammy Today dhe SamMobile kanë kërkuar në brendësi të bazës së të dhënave të Shërbimit të Informacionit për të Drejtat e Pronës Intelektuale Koreane dhe kanë mundur të zbulojnë disa foto që paraqesin ndërfaqen e sistemit Tizen i cili, pritet të debutojë në muajin shkurt.

Nga fotot mund të kuptohet se ndërfaqja e përdoruesit ndryshon shumë nga TouchWiz që Samsung përdor aktualisht në smartfonët Android. Megjithatë, në disa pjesë të ndërfaqes influenca e TouchWiz ka qenë e pashmangshme.

SamMobile ka shkruar: “Në këtë ndërfaqe mund të vihen re ngjashmëritë me TouchWiz kryesisht tek ikonat e menusë së lajmërimeve si dhe tek disa karakteristika të tjera si për shembull Driving Mode dhe aplikacioni S-Beam.

Është përfolur se Samsung po përpiqet të plotësojë Tizen sa më shumë të jetë e mundur para se të lançohet prandaj nuk duhet të surprizoheni nëse tek Tizen hasni cilësi të ngjashme me ato të Android.”

Më poshtë mund të shihni disa foto të ndërfaqes së sistemit operativ Tizen. (PCWorld Albanian)

tizen-5tizen-3  
tizen-4tizen-2  

Lajmet e fundit>