Lajmet

Njihuni me ndërfaqen e telefonatave VoIP në WhatsApp

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me ndërfaqen e telefonatave VoIP në WhatsApp

whatsapp-iphoneTashmë është konfirmuar se WhatsApp do të shtojë opsionin e telefonatave VoIP (Voice over IP) dhe mesa duket kompania po punon aktualisht për të shtuar këtë funksionalitet të ri në versionin e aplikacionit për platformën iOS. Kjo e dhënë është zbuluar nga iPhone Italia që ka publikuar edhe disa foto të ndërfaqes së këtij opsioni të ri, madje aty thuhej se është testuar edhe një version beta i aplikacionit.

Mesa duket telefonatat mund të kryhen nëpërmjet W-Fi ose 3G dhe ndërfaqja është e ngjashme me atë të aplikacionit Phone. Në të vihen re disa butona të ndryshëm që shërbejnë përkatësisht për fikjen e mikrofonit, rikthimin në ndërfaqen e rregull të mesazheve të WhatsApp, dëgjimin e bisedave në ambient si dhe për mbylljen e telefonatës.

Për më tepër, në krye do të shfaqet emri i personit tjetër në telefonatë së bashku me një foto shoqëruese. Në të djathtë do të shfaqet gjithnjë lajmërimi “WhatsApp Call” për të rikujtuar përdoruesit se kjo është nj telefonatë VoIP dhe jo një telefonatë e rregullt me celular.

Telefonatat mund të fillohen direkt nga mesazhet, dërgimi i të cilave mund të vazhdojë edhe kur përdoruesi i telefonon dikujt. Këtë gjë mund t’a shihni edhe në foton e mëposhtme. Sipas iPhone Italia, aplikacioni do të kërkojë leje ndaj përdoruesve për përdorimin e mikrofonit në mënyrë që të realizojë telefonata VoIP.

Në ndërfaqen e tastierës është përfshirë edhe një buton për kamerën që i mundëson përdoruesve të regjistrojnë një foto ose video të shpejtë ndërkohë që dërgojnë mesazhe. Në këtë publikim nuk është dhënë asnjë detaj përsa i përket datës së lançimit të këtij aplikacioni për iOS ose Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>