Harduer

Njihuni me orën e mençur të LG-së që përdor Android Wear

May 30 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me orën e mençur të LG-së që përdor Android Wear

m9.0_standard_640.0Deri tani kemi parë video rreth Android Wear, që është sistemi operativ i Google për pajisjet që mund të vishen. Por tani më në fund mund të shihni se si punon ky sistem në orën e ardhshme të mençur të LG-së.

AppDated arriti disi të marrë në duar pajisjen në një ngjarje të fundit teksa të gjithë të tjerët ishin të përqendruar në smartfonin e sapo-lëshuar LG G3. Nuk jemi tërësisht të sigurt se çfarë thuhet në video – e as se cili version i Android Wear është. Një opsion për ta kryer një raportim për vrima në asnjë mënyrë nuk është përfundimtari. Por është një gjurmë e softuerit të Google që punon në një orë të vërtetë, për të cilën gjë të gjithë kanë qenë duke pritur që nga muaji mars.

Videoja zbulon një listë pak bazike të gjërave që mund të dëshironi të kontrolloni në kyçin tuaj të dorës, duke përfshirë alarmet, caktimet në kalendar, porositë dhe gjëra të tjera të përshtatshme si një opsion për të zgjedhur ndalimin e marrjes së radio valëve.

Në të po ashtu paraqitet një pamje e shkurtër në disa fytyra të orës dhe një tregues i përqindjes, por jo edhe shumë gjëra të tjera. Orët e para që përdorin Android Wear pritet të vijnë gjatë verës, kështu që mund të shohim më shumë nga softueri i Google për pajisjet që mund të vishen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>