Harduer

Njihuni me orën elektronike I’m Watch

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me orën elektronike I’m Watch

Nje konkurrent tjetër në kategorinë e orave elektronike “smart” është kompania italiane I’m S.p.A e cila synon të jetë një pretendente dinjitoze në betejën e këtyre lloj orash me produktin e vet I’m Watch.

Kjo orë ka një paraqitje unike, moderne, të pastër dhe sportive dhe funksionon nëpërmjet sistemit operativ Android. Pajisja është në të vërtetë një kompjuter në miniature, që iu e vendosni në kyçin e dorës.

Duke qenë se suporton Android 2.1 është e qartë se mund të ekzekutojë një sërë aplikacionesh.

Në fakt ora elektronike ka disa aplikacione të nevojshme të instaluara me parë, p.sh për aplikacionin për parashikimin e motit, Facebook, Twitter, axhendën apo galerinë e fotove Picasa. Krijjuesit e I’m Watch janë të bindur se shumë aplikacione të tjera interesante do të zhvillohen së shpejti.

Është koha e duhur që një prodhues orash të mahnitë botën me këtë lloj produkti, por nuk dihet akoma se cila kompani do mund ta realizojë këtë gjë, Apple, Pebble apo ndonjë kompani tjetër. Të kesh një I’m Watch në dorë të përcjell me të vërtetë një ndjesi fantastike.

Pajisja do të shitet në gjithë botën në prill të vitit 2013 dhe pritet të kushtojë rreth 350 euro. (PCWorld Albanian)

Im watch

Lajmet e fundit>