Harduer

Njihuni me orën me zile që kërkon t’ju zgjojë duke parashikuar ditën e vdekjes

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me orën me zile që kërkon t’ju zgjojë duke parashikuar ditën e vdekjes

alarmclock_large_verge_medium_landscapeAlarmclock nga emri mund të duket sikur bëhet fjalëpër një orë me zile të thjeshtë, por në të vërtetë ajo synon të bëjë diçka ndryshe: Të alarmojë përdoruesin! Ashtu si shpjegohet edhe në faqen e projektit: “asgjë nuk të zgjon më shpejt në mëngjes sesa gjërat që të mbajnë zgjuar gjithë natën”.

Bazuar në këtë parim është krijuar pajisja me disa drita LED që iu thotë mirëmëngjesi duke ju kujtuar disa informacione depresionuese.

Përdoruesi do të ketë mundësi të shohë sa para ka në bankë, sa njerëz janë të interesuar për të dhe sa ditë jete i kanë ngelur.

Të gjitha këto informacione nuk do të jenë hamendësime, por do të jenë të derivuara nga informacionet e botës reale si p.sh lidhjet në rrjetet e ndryshme sociale, shëndeti dhe mënyra e jetesës. Alarmclock shqetësohet për ju dhe prandaj tregon të vërtetën.

Momentalisht është thjesht një koncept, por kjo kuti e vogël prej druri ka dyfishuar fondin modest të synuar prej 7000 $.

Krijuesit parashikojnë hedhjen në treg të kësaj pajisjeje në muajin janar të vitit të ardhshëm, kohë mëse e mjaftueshme për të ndrequr gjithçka në jetën tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>