Analiza

Njihuni me pajisjet që Apple do të prezantojë në eventin e 16 tetorit

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me pajisjet që Apple do të prezantojë në eventin e 16 tetorit

gsmarena_001Kompania Apple ka konfirmuar se do të mbajë një event më16 tetor dhe tashmë ka filluar që të dërgojë ftesat. Eventi do të mbahet në Apple Town Hall që gjendet në kampusin Loop në Cupertino Kalifornia.

Në këtë event pajisjet që do të prezantohen janë iPad Air dhe iPad mini. Këto dy pajisje kanë proçesorin Apple A8 të shoqëruar nga proçesori ndihmues M8, sensor për shenjat e gishtërinjve dhe sistemin e pagesës Apple Play. iPAd Air 2 dhe iPad mini të dyja do të jenë më të holla se paraardhësit e tyre duke pasur një gjerësi prej 7 mm.

Krahas tabletave iPad, kompania gjithashtu po përgatitet për të prezantuar një linjë të re të kompjuterëve iMac. Këto kompjuter do të kenë ekrane me rezolucione të larta 6400 x 3600, 5760 x 3240 dhe 4096 x 2304 piksel. Gjithashtu ka mundësi që Apple të prezantojë një MacBook me madhësi 12 inç dhe Retina Display. Krahas këtyre pajisjeve kompania Apple gjithashtu do të prezantojë edhe sistemin operativ Mac OS X Yosemite. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>