Harduer

Njihuni me parametrat e Samsung Galaxy Note 4

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me parametrat e Samsung Galaxy Note 4

samsung_galaxy_note_3_left_bottom_corner_0Galaxy Note 4 pritet të prezantohet nga kompania Samsung në muajin shtator të këtij viti në një konferencë e cila do të mbahet në Berlin. Përpara lançimit kompania ka shpërndarë në internet parametrat, të cilat do të karakterizojnë Galaxy Note 4. Bëhet e ditur se do të jenë dy versione për Galaxy Note 4, ku secili version do të përshtatet me rajonin ku do të përdoret, pra njëri version do të jetë i përshtatur për vendet aziatike, ndërsa tjetri për vendet perëndimore.

Njëri variant i Galaxy Note 4 është ai SM-N910 C me një procesor me tetë bërthama Exynos, ndërsa tjetri është SM-N910S me procesorin Snapdragon me 4 bërthama. Të dyja këto versione kanë një RAM prej 3 GB dhe një memorje të brendshme prej 32 GB. Galaxy Note 4 do të ketë dy kamera, ku kamera e prapme do të jetë 16 megapiksel, ndërsa ajo e përparme 3.68 megapiksel.

Sistemi operativ në të dy llojet e Samsung Galaxy Note 4 do të jetë ai Andoid 4.4.3 KitKat. Për sa i përket trupit të Galaxy Note 4 pritet që të jetë me një madhësi prej 5.7 inç dhe në ndryshim nga Note 3 të jetë më i hollë dhe më i lehtë. (PCWorld Albanian)

20054621-content

Lajmet e fundit>