Lajmet

Njihuni me paraqitjen e Cortana-s, përgjigja e Microsoft-it ndaj Siri-t dhe Google Now

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me paraqitjen e Cortana-s, përgjigja e Microsoft-it ndaj Siri-t dhe Google Now

cortanaMicrosoft po punon që versioni i ardhshëm i Windows Phone të përfaqësojë evolucionin më madhor të sistemit operativ mobil të kompanisë. Aktualisht dihet se Cortana, asistenti dixhital i Windows Phone që komandohet nëpërmjet zërit, do të disponojë disa opsione të avancuara për përdoruesit që dëshirojnë të kenë në kontroll të plotë sasinë e të dhënave që shpërndajnë.

Gjithashtu besohet se Cortana do të prezantohet muajin e ardhshëm në Konferencën e Zhvilluesve Build të Microsoft-it, por deri tani nuk dihej ende asgjë përsa i përket paraqitjes së Cortana-s.

Fatmirësisht, The Verge ka mundur të sigurojë disa informacione lidhur me paraqitjen e Cortana-s. Ashtu si mund të shihni edhe në foton e mëposhtme, Cortana do të përfaqësohet nga një rreth i vogël me ngjyrë blu.

Aty mund t’i hidhni një sy edhe disa prej opsioneve kryesore si për shembull, mundësinë për të çaktivizuar sugjerimet nga Cortana, gjurmimin ose jo të informacioneve mbi fluturimet (nga e-mail-et) si dhe opsionin e ndryshimit të emrit që Cortana përdor për ju. Informacione më të detajuara mbi Cortana-ën do mundemi të sigurojmë sapo të lancohet Windows Phone 8.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>