Njihuni me parashikimet për të ardhurat e Apple për tre mujorin prill-qershor 2014

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me parashikimet për të ardhurat e Apple për tre mujorin prill-qershor 2014

Apple-predicted-to-have-made-38.2-billion-this-quarterShumica e statistikave e vendosin Android në pozitën e 70-80 % të ekosistemit global të smartfonëve, por kur ju fokusoheni në tregun e pajisjeve të parametrave të lartë të rajoneve të zhvilluara, Apple akoma mban një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe kjo përkthehet në të ardhura.

Të dhënat më të fundit vendosin të ardhurat e Apple në shifrat e 38.2 miliardë dollarëve për tremujorin që përfundoi në qershor.

Apple nuk do të bëjë publike zyrtarisht të ardhurat deri më 22 korrik, por firma të ndryshme po sfidojnë dhe përpiqen të japin parashikimet sesi do të jenë ato shifra. Wall Street pret që Apple të ketë të ardhura prej 37.9 miliardë dollarë, ndërsa një analist i Fargo Securities mendon se Apple do ti kalojë shifrat 38.2 miliardë $.

Gjatë tremujorit që shkoi Apple ka thënë se ka shitur 36.5 milionë iPhone, shifër kjo më e lartë se një vit më parë me 31.2 milionë. Shitjet e iPad-ëve mendohet të shkojnë në 12 milionë njësi.

Tre mujori prill-qershor 2014 ka mundësi të jetë më i “keqi” përsa i përket shitjeve. Tre mujori tetor-dhjetor ka qenë më i mirë historikisht sepse Apple gjithmonë zyrtarizon smartfonët e rinj të saj nga fundi i muajit shtator.

Shifra prej 36.5 milionë smartfonësh është premtuese krahasuar me vitin e kaluar, por që kemi të bëjmë me një rënie të konsiderueshme krahasuar me tre mujorin e kaluar ku u raportuan 43.7 milionë smartfonë të shitur. (PCWorld Albanian)

image6

Lajmet e fundit>