Harduer

Njihuni me pasqyrën inteligjente të Nissan

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me pasqyrën inteligjente të Nissan

SPavarësisht gjithë ndryshimeve që po ndodhin sot në industrinë e prodhimit të makinave, diçka që ka mbetur aty në të njëjtin vend është pasqyra në pjesën e përparme, të brendshme. Kompania e mirënjohur Nissan ka krijuar një pasqyrë ku ndërthuren pasqyra tradicionale dhe ekrani dixhital.

Zakonisht natën me anë të një butoni ju mund të ndryshoni pasqyrën nga një e thjeshtë në një ekran video që i merr pamjet nga një kamerë 1.3MP e vendosur në pjesën e pasme të veturës. Ekrani do të na japë një pamje të qartë se çfarë ndodhet pas nesh. Kamerat e pasme janë shumë të nevojshme, sidomos kur nuk keni aftësi aq të mira parkimi.

Kur je në Nissan ti nuk je duke drejtuar një makinë garash të specializuar, por një makinë të thjeshtë në mes të qytetit. Kur je duke përdorur një pasqyrë të zakonshme, ngarkesat apo njerëzit mund të të pengojnë shikimin mbrapa, ndërsa pasqyra inteligjente nuk e ka këtë problem.

Kjo pasqyrë mund të lëvizë 17 gradë ndërsa kamera e lidhur me të në një hapësirë prej 48 gradësh. Në këtë mënyrë shoferi nuk do ta ketë të nevojshme të kthejë kokën pas për të parë rrugën kur mund të ketë para syve një pamje të plotë të rrugës. Kjo pasqyrë bëhet vetvetiu pjesë e makinës dhe jo një shpërqendrim. Në Japoni kjo pajisje kushton 600 $, ndërsa në USA nuk ka akoma një çmim. Çmimi përfshihet në atë të makinës.(PCWolrd Albanian)

Lajmet e fundit>