Lajmet

Njihuni me përditësimet e Google Play Books për Android

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me përditësimet e Google Play Books për Android

play_booksGjatë kësaj jave është prezantuar ndaj përdoruesve një version i përditësuar i aplikacionit zyrtar të Google për leximin e librave elektronikë “Google Play Books”.

Një ndër ndryshimet kryesore të këtij aplikacioni është aftësia për të ngarkuar dokumente direkt nga smartfoni ose tableti juaj.

Përdoruesit e mëparshëm duhet t’a dinë se ky opsion ka qenë dikur i disponueshëm vetëm për pajisjet desktop. Vlen të theksohet se formatet që suportohen janë EPUB dhe PDF.

Gjithashtu aplikacioni ofron edhe mundësinë e hapjes së librave sipas përmasave të gjithë ekranit (landscape mode).

Ky sigurisht është një lajm shumë i mirë për përdoruesit e tabletëve të cilët duhet të kthenin pajisjen horizontalisht për të lexuar librat nëpërmjet shërbimit të Google.

Përveç shtimit të opsioneve që sapo përmendëm, përditësimi përfshin edhe disa përditësime të tjera si: përmirësim performance, mundësia e ndryshimit të ndriçimit si dhe ndryshimi i përgjithshëm i markimit të tekstit apo mbajtjes së shënimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>