Lajmet

Njihuni me përditësimet më të fundit të aplikacionit Facebook për Windows Phone

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me përditësimet më të fundit të aplikacionit Facebook për Windows Phone

Start_thumb_44AD0845-horzNdaj versionit beta të aplikacionit Facebook për sistemin Windows Phone është aplikuar një përditësim i rëndësishëm, i cili ka për qëllim të informojë sa më shpejt përdoruesit lidhur me ndodhitë më të fundit në këtë rrjet social.

Aplikacioni tashmë suporton një dritare të dytë (second Live Tile) në ekranin kryesor duke krijuar një hapësirë të re për shfaqjen e bisedave, eventeve, grupeve, faqeve, albumeve me foto etj…

Ndërkohë, dritarja e parë do të jetë akoma më e dobishme pasi mund të konfigurohet që të shfaqë përditësimet e miqve tuaj direkt në ekranin kryesor.

Ndryshimet nuk përfundojnë këtu. Fansat e animimeve (stickers & emoticons) do të kenë mundësi t’i përdorin ato gjatë dërgimit të mesazheve nëpërmjet aplikacionit beta për Windows Phone. Gjithashtu aplikacioni suporton 50 gjuhët e ndryshme që suporton edhe vetë sistemi Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>