Lajmet

Njihuni me përditësimet që ka planifikuar BlackBerry për BBM

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me përditësimet që ka planifikuar BlackBerry për BBM

bbm-androidBlackBerry ka punuar së fundmi për ofrimin e shërbimit të mesazheve BBM duke e lançuar atë jo vetëm për iOS dhe Android, por së shpejti edhe për sistemin Windows Phone. Megjithatë, këto nuk janë ndryshimet e vetme që ka planifikuar kompania.

Aktualisht po zhvillohet një version i ri i BBM, përditësimet e të cilit pritet të shkaktojnë reagime pozitive ndaj përdoruesve të këtij shërbimi. Më në fund do të jetë e mundur që fotot të shpërndahen edhe gjatë bisedave në grup dhe perveç kësaj, përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë skedarë deri në 16 MB, ndërkohë që limiti aktual është 6 MB.

Duke marrë në konsideratë sugjerimet e konsumatorëve, BlackBerry ka premtuar edhe zmadhimin e animimeve (emoticons). Nuk dihet ende periudha e saktë e lançimit të këtij përditësimi, por më i rëndësishëm është fakti që kompania ka në plan të përmirësojë akoma më tepër këtë shërbim mesazhesh.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>