Harduer

Njihuni me phabletin e ardhshëm të kompanisë Sony, Xperia Z3X

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me phabletin e ardhshëm të kompanisë Sony, Xperia Z3X

gsmarena_001Mesa duket kompania teknologjike Sony po përgatitet për të prezantuar një phablet të ri të quajtur Xperia Z3X, i cili do të jetë pasardhësi i Zperia ZUltra, phableti që u prezantua nga kompania vitin e shkuar.

Parametrat e pajisjes do të jenë shumë të larta. Pajisje Z3X do të ketë një ekran me prekje me madhësi 6.2 inç QHD me rezolucion 2,560×1,440.

RAM-i i pajisjes do të jetë 4 GB, për shkak se phableti do të fuqizohet nga proçesori Qualcomm 64 Bit Snapdragon 810 me një GPU Adreno 430. Ky proçesor i fuqishëm do të ketë 8 bërthama, ku katër do të jenë Cortex-A57 dhe katër ë tjerat do të jenë Cortex-A53.

Xperia Z3X momentalisht po testohet në sistemin operativ Adnroid 4.4.2 KitKat. Mendohet që pajisje do të ketë sensorin e lakuar të fotove nga Sony, cilësi e cila u prezantua nga kompania para 3 muajsh.

Ky sensor do të ketë një madhësi sa 2/3 e një inç dhe një rezolucion prej 22.1 megapiksel. Sensori do të ketë një shtrirje dinamike dhe një sinjal të lartë për sa u përket zhurmave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>