Lajmet

Njihuni me Platzi, platformën online ku mund të merrni njohuritë kryesore mbi fushën e teknologjisë

Mar 22 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me Platzi, platformën online ku mund të merrni njohuritë kryesore mbi fushën e teknologjisë

platziJanë një sërë karakteristikash që e veçojnë platformën e të të mësuarit online, Platzi nga shërbimet e tjera të ngjashëm që janë pjesë e programit Y Combinator. Si fillim ky shërbim e ka prejardhjen nga Amerika Latine, Kolumbia për të qënë më preçiz. Platzi është në të njëtën kohë një biznes fitimprurës, ai tanimë ka filluar të bëjë para nga përdoruesit.

Të mësuarit online është relativisht një koncept i ri por Platzi, i cili ka dy vjet që funksionon si platform, premton të ofrojë më tepër se kaq. Në vend të bërjes së disponueshme të eksperiencës tradicionale të edukimit online, Platzi fokusohet në zhvillimin e aftësive praktike. Por ajo mbështetet në tradicionalen, duke imituar përvojën në klasa. Platzi është e organizuar në klasa ku në secilën marrin pjesë 1000-3000 studentë. Kjo platformë i ofron studentëve teste kontrolli dhe një pamje të qartë të vlersimit të tyre për ti bërë ata të kuptojnë se sa kanë përfituar nga çdo leksion. Duhet të theksojmë se orët e mësimit zhvillohen në kohë reale, por ata që nuk mund të marrin pjesë mund të rifrekuentojnë sërisht klasën përmes përsëritjes së videos.

screenshot-2015-03-21-02-21-25Ky shërbim fillimisht u lançua në Amerikën Latine dhe përmbajtja e tij ishte në gjuhën latine. Sot, Platzi ka më shumë se 80.000 studentë në të gjithë botën dhe këtë vit prezantoi klasën e parë të gjuhës angleze. Në të vërtetë Platzi ka të bëjë me aftësitë dhe zhvillimin dhe jo me edukimin tërësor pasi sot njerëzit po kërkojnë më shumë eksperiencë praktike se sa njohuri akademike. Ndaj dhe platforma është fokusuar më së shumti në projektimin, marketingun dhe në disiplinat e programimit. Në vend të përgatitjes së profesorëve apo mësuesve, Platzi kërkon të nxjerrë në treg ekspertë dhe lider.

screenshot-2015-03-21-03-22-12Tanimë Platzi përfiton 2.7 milion dollar të ardhura nga përdoruesi kudo në botë, përkatësisht 125.000 dollar çdo muaj. Pas gjithë kësaj platforme qëndron një ekip me vetëm 20 persona por pritet që kompania të shtojë stafin si pasojë e kërkesave të mëdha dhe ofrimit të klasës së re të gjuhës angleze. Kjo klasë aktualisht është pa pagesë për të tërhequr sa më shumë studentë. Platzi po e përdor këtë klasë të re për tu përhapur akoma më shumë në shtetet europiane dhe ato amerikane. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>