Analiza

Njihuni me rezultatet financiare të Samsung për tremujorin e tretë të vitit 2014

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me rezultatet financiare të Samsung për tremujorin e tretë të vitit 2014

apple-v-samsung-signKompania Samsung publikoi rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Kompania më e madhe në botë për krijimin e telefonëve inteligjentë ka hasur shumë probleme gjatë këtyre tremujorëve të fundit, duke pësuar rënie si në shitjen e pajisjeve ashtu edhe tek të ardhurat. Rezultatet financiare gjatë tremujorit të tretë ishin vërtetë zhgënjyese për kompaninë.

Edhe pse shiti më shumë smartfonë gjatë tremujorit të tretë sesa në tremujorin e dytë të vitit 2014, të ardhurat nga divizioni i pajisjeve mobile të Samsung-it pësuan rënie. Biznesi i telefonëve inteligjentë të Samsung-ut solli më pak përfitime (22.3 miliardë dollarë) në tremujorin e tretë sesa në tremujorin e dytë (26.08 miliardë dollarë), një rënie me 15%. Sa për krahasim, në tremujorin e tretë të vitit të shkuar Samsung mblodhi 33.87 miliardë dollarë të ardhura.

gsmarena_001 (2)Pavarësisht shitjes të një numri të madh smartfonësh në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e dytë, gjiganti korean zbuloi se arriti të fitojë vetëm 45 miliardë dollarë në total, në krahasim me 56 miliardë dollarë që fitoi në tremujorin e tretë të vitit 20133. Profiti në neto pësoi gjithashtu rënie, në tremujorin e fundit kompania fitoi 4.6 miliardë dollarë në profit, në krahasim me 6.8 miliardë dollarë në profit që mblodhi një vit më parë.

Fokusimi i kompanisë tek krijimi i telefonëve inteligjentë me cilësi të lartë mund të ketë qenë edhe shkaku i rënies së të ardhurave të kompanisë, duke qenë se klientët pëlqejnë më shumë pajisjet me parametra mesatarë që kanë edhe një çmim të arsyeshëm. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>