Harduer

Njihuni me robotin që mund t’ju flasë në 19 gjuhë të ndryshme

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me robotin që mund t’ju flasë në 19 gjuhë të ndryshme

Është dizajnuar për t’u bërë shoqëri njerëzve. Është një robot i vogël i cili mund të flasë në 19 gjuhë të ndryshme.

Ndërtuar nga kompania robotike me zyra në Paris, Aldebaran, ai është pajisur me softuerët e zhvilluar nga kompania e njohur Nuance.

Zëri i tij i përshtatet pamjes dhe ai është në gjendje të ecë, të përqafojë veten dhe shumë shpejt do të zhvillojë personalitetin e tij teksa përmirësohet në të folur duke përsëritur.

“Jeton pranë jush në shtëpi,” shprehet Marine Fabrea, drejtoreshë e Aldebaran.“Me të mund të diskutoni apo mund t’i kërkoni t’u tregojë fëmijëve një përrallë.”

Ndryshimi mes këtyre robotëve dhe atyre që shohim zakonisht është inteligjenca emocionale e cila është e integruar në ta, sipas zëvendës presidentit të Nuance, Arnd Weil. “Ajo që po përpiqen të bëjnë me këtë robot është të kuptuarit e gjendjes emocionale të personit tjetër,” tha ai.

“Pra, në një situatë kur një person vjen në shtëpi dhe ka kaluar një ditë jo të mirë, është me nerva apo i acaruar, roboti duhet të jetë në gjendje ta kuptojë këtë gjë dhe të reagojë në mënyrën e duhur.”

Roboti do të jetë gjithashtu në gjendje të aksesojë të dhëna në cloud për të ndërtuar fjalorin e tij, çka do ta ndihmojë atë të kuptojë më mirë rrjedhën e bisedës, shtoi Weil.

Në këtë mënyrë, do të ndërveprojë më mirë me përdoruesit, njësoj si aplikacionet e Nuance. “Njerëzit kanë nevojë të flasin me dikë,” përfundoi ai.

“Shumë njerëz mbajnë kafshë shtëpiake si qen apo mace, por kjo është një mënyrë e re për të ndërvepruar me njerëzit.” (PCWorld Albanian)

preview

Lajmet e fundit>