Lajmet

Njihuni me rrjetin e ri social të krijuar posaçërisht për shefat e kuzhinës

Nov 25 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me rrjetin e ri social të krijuar posaçërisht për shefat e kuzhinës

chefhostA jeni idhull i një shefi kuzhine që i ka shërbyer një personi të famshëm? Apo doni të provoni një recetë të re? Tanimë është e munduar ti keni të gjitha këto brenda një rrjeti social të dizenjuar posaçërisht për shefat e kuzhinëz. ChefHost është një treg dhe komunitet online i cili lidh shefat e kuzhinës me “miqtë e tryezës” për shërbime të veçanta dhe private.

Kjo platformë përfshin 250 shefa, ndër të cilët dhe ata që u shërbejnë të famshmëve, dhe më shumë se 50 ekspertë të kulinarisë. Kështu që për një darkë të veçantë apo për një dasmë, klientët të cilët duan një shërbim profesional mund të anëtarësohen në këtë rrjet social ku shefat paraqesin dhe reklamojnë shërbimet e tyre.

Në varësi të shërbimit që marrin klientët mund të paguajnë online. ChefHost do të lançohet në qershor të vitit që vjen në Indi dhe Hong Kong. Aktualisht ky shërbim ka 2500 anëtarë. Gjithashtu do të lançohet dhe versioni premium ky përdoruesit do mund të punësojnë një shef kuzhine të njohur për ti shërbyer atyre një darkë të shijshme. Kjo sigurisht është pjesë e kategorisë luksoze.

ChefHost ka nënshkruar një marrëveshje me një konglomerat ushqimi që numëron më shumë se 11 restorante me 6 yje. Kjo platformë si fillim u prezantua në WebSummit në Dublin, por pritet që të lançohet dhe një aplikacion për smartfonë në janar të 2015. Për të qenë një anëtar i këtij rrjeti social duhet të jesh një shef profesionist ose të jesh i rekomanduar nga ekspertët e ushqimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>