Lajmet

Njihuni me Runcible, smartfonin që ngjason me një orë xhepi

Feb 27 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me Runcible, smartfonin që ngjason me një orë xhepi

runcible-2-09

Për të zbuluar të ardhmen e smartfonit, një startup është rikthyer 500 vite pas, në një kohë kur pajisjet më të avancuara tregonin vetëm orën. Monohm, me bazë në Berkeley të Kalifornisë, ka planifikuar që javën e ardhshme të prezantojë zyrtarisht një pajisje më formë të rrumbullakët të quajtur Runcible. Ky emër pa kuptim është zgjedhur nga një poet anglez ndërsa ora është ndërtuar në bashkpunim nga disa nxënës të Sony të mbështetur nga kompania Apple.

Risija e këtij smartfoni pa dyshim që është forma e tij. Në pjesën e jashtme ai është veshur nga një material druri për të qënë i rehatshëm gjatë mbajtjes në dorë. Me anë të kësaj formë të cuditshme dhe softuerit të përdorur i cili quhet ‘app-centric’, startupi po shpreson të tërheqë vëmendjen duke e paraqitur këtë produkt si një alternativë argëtuese për ata që janë mërzitur nga forma tradicionale e një smartfoni.

Pavarësisht ndryshimeve në formë dhe në pamje, Runcible është i aftë të kryejë pjesën më të madhe të detyrave që kryen një smartfon normal. Me anë të këtij smartfoni përoruesi mund të marrë dhe dërgojë telefonata apo mesazhe, të lundrojë në internet apo të shkrepë foto. Gjithsesi ai nuk përmban aplikacione apo një faqe të parë që çdo telefon e ka. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>