Harduer

Njihuni me smartfonin që transformohet në orë

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me smartfonin që transformohet në orë

Ndërkohë që teknologjia avancon, rritet gjithashtu edhe numri i pajisjeve që një individ zotëron si: aptop, luajtës muzikorë, smartfon, tablet, televizorë të zgjuar, Google Glass, etj.

Gjithsesi lind pyetja nëse a kemi nevojë për pajisje të tjera shtesë? Në fillim të këtij viti një dizajnues nga Koreja e Jugut Jeabyun Yeon, hodhi idenë për një smartfon të aftë që të transformohet edhe në një orë. Smartfoni “Limbo” 6.1 milimetra i hollë mund të aftësohet me përthyerje dhe mund të transformohet në një orë inteligjente me një ekran prej 4.3 inç.

Yeon shkruan se ndoshta trupi i smartfonit mund të përbëhet nga një material plastik dhe silikoni (TPU) dhe gjithashtu materiale me polimerizim të lartë. Pajisja do të kishte tre modele të fikse dhe dy fleksible.

Me një smartfon që plotëson shumë qëllime si “Limbo”, nuk do të kishit nevojë edhe për orët inteligjente me më pak funksione se smartfoni. Gjithsesi imazhi i pajisjes mund të na çudisë.

Samsung-u ka raportuar se po punon për të prodhuar ekrane që janë të përbëra nga materiale plastike në vend të xhamit. Sipas disa listimeve për punë, edhe Apple ndoshta është duke punuar në këtë fushë. (PCWorld Albanian)

SmartPhone ora

Lajmet e fundit>