Lajmet

Njihuni me Swift, aplikacionin e Apple ku mund të mësoni se si të programoni në gjuhën Swift

Mar 23 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me Swift, aplikacionin e Apple ku mund të mësoni se si të programoni në gjuhën Swift

screen-shot-2015-03-19-at-11-14-16-amVerën e shkuar Apple na surprizoi të gjithëve kur prezantoi Swift, një gjuhë të re programimi për zhvillimin e iOS dhe Mac. Kjo gjuhë duket tamam si dicka e shpikur nga Apple. Ashtu si dhe gjuhët e tjera që përdoren në zhvillimin e një uebi dhe Swift ka një sintaksë koncize dhe në të njëjtën kohë më të thjeshtë për tu mësuar se sa gjuha e vjetër e Apple Objective-C. Kjo gjuhë është krijuar nga ekspertët e komplimit të Apple.

Pavarësisht këtyre dhe sllogani i kësaj gjuhe ‘lets everyone build amazing apps’ (lejon të gjithë të ndërtojnë aplikacione të shkëlqyera), nuk do të sjellë që Swift të jetë gjuha që do të përdoret më shumë në OS apo Mac për ndërtimin e aplikacioneve. Për të ndryshuar disi këtë, kompania Apple ka vendosur të krijojë një sërë leksionesh për të ndihmuar zhvilluesit të mësojnë këtë gjuhë. Bëhet fjalë për një version të XCode që ofron mbështetje për Swift. Krahas Xcode Apple lancoi dhe një libër falas ku sqarohet në mënyrë të detajuar sintaksa dhe një blog ku ata që janë duke mësuar këtë gjuhë mund të ndërveprojnë dhe diskutojnë me njeri tjetrin.

Për ata që janë fillestarë përsa i përket gjuhëve të programimit hyrja në Swift ka për të qënë pak e vështirë fillimisht. Për këtë kategori Apple sugjeron aplikacionin Swift i disponueshëm për Android dhe iPhone i cili konsiston në një guidë bazike për mësimin e gjuhës. Në të mund të gjeni më shumë se 200 tutoriale duke filluar që nga ato më të thjeshtat e deri tek më të vështirat. Duhet të themi se tastjera e iPhonit nuk është aq e përshtatshme por projektuesi i këtij aplikacioni ka menduar dhe për këtë duke dizenjuar një ndërfaqe interesante që të bën të mendosh se je duke plotësuar një kuic dhe nuk je duke programuar.

Cdo tutorial fillon me një shpjegim me 2-3 fjali dhe aplikacioni është i ndërtuar në atë mënyrë që ju sugjeron numra apo variabla që ju do të përdorni. Ndërsa përsa i përket rezultatit mund të themi se ai është i parashkruar në konsolen që gjendet në krye të faqes. Apple ka bërë një punë tepër të mirë me këtë aplikacion por ai nuk është një sugjerim i mirë për fillestarët. Cdo leksion apo tutorial mund të blihet kundrejt një pagese prej 2.99$, ndërkohë që 13 tutorialet e para kompania i ofron falas. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>