Harduer

Njihuni me syzet inteligjente që masin lodhjen

May 25 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me syzet inteligjente që masin lodhjen

jins_meme_gallery-100267711-largePas Google Glass, vjen një model syzesh inteligjente që përmes vëzhgimit të lëvizjes së syve, masin nivelin e lodhjes duke përllogaritur edhe një përqindje mundësie për aksidentet rrugore.

Produkti është krijuar nga rrjeti i dyqaneve të syzeve optike JIN dhe nga neuroshkencëtari Ryuta Kawashima i universitetit të Tohokut. Syzet kanë sensorë të vegjël te bishtat që bëjnë matje sa herë që sytë lëvizin.

Krahas matjes së lodhjes, e veçanta te këto syze qëndron që ato mund të përdoren edhe për përdorimin e telefonave inteligjent, thjeshtë duke shikuar poshtë, lart, majtas ose djathtas.

Një funksion shtesë i këtyre syzeve është edhe matja e kalorive të djegura gjatë një dite si dhe matja e distancave të përshkruara. Këto syze të veçanta mund të punojnë nëpërmjet disa baterive të vogla litiumi. Kohëzgjatja e baterive është deri në 8 orë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>