Harduer

Njihuni me tabletin e kompanisë Tesco, Hudl 2

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me tabletin e kompanisë Tesco, Hudl 2

gsmarena_001Kompania teknologjike Tesco prezantoi dje zyrtarisht gjeneratën e dytë të tabletit Hudl. Tableti Tesco Hudl 2 ka një ekran me madhësi 8.3 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe densitet 265 pikselë për inç.

Hudl 2 fuqizohet nga procesori me katër bërthama Intel Atom me qark 1.83 GHz. Madhësia e Ram-it e pajisjes do të jetë 2 GB. Bateria e tabletit Hudl 2 me një karikim të plotë mund të zgjasë deri në 8 orë nëse përdoret në mënyrë aktive.

Hapësira e memories së brendshme të telefonit është 16 GB, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ky tablet gjithashtu ka dy kamera, ku ajo e prapmja është 5 megapikselë dhe kamera ballore 1.2 megapikselë.

Tableti gjithashtu është i pajisur me 2 altroporlantë në pjesën e mbrapme për të optimizuar nxjerrjen e zërit. Sistemi operativ do të jetë ai Android KitKat 4.4.2. Tableti Tesco Hudl 2 kushton vetëm 129 dollarë, dhe mund të dalë në treg duke filluar nga data 9 tetor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>