Harduer

Njihuni me tabletin e ri nga Lenovo, Yoga Tablet 2 Pro

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me tabletin e ri nga Lenovo, Yoga Tablet 2 Pro

Lenovo-YOGA-Tablet-2-Pro-projector-Feature1-520x245Gjiganti kinez i pajisjeve elektronike Lenovo paraqiti një treshe të pajisjeve të reja gjatë ditës së premte, njëra nga të cilat ishte shumë interesante.

Yoga Tablet 2 Pro është një tablet prej 13 inç, që përdor sistemin Android, me një projektor të brenda-ndërtuar që iu mundëson të shfaqni fotografi të rezolucionit të lartë 16:9 dhe filma drejtpërdrejt në një mur ose ekran.

Së bashku me sistemin e vet të zërit prej 8 watt-ësh dhe komponentit që prodhon frekuenca shumë të ulëta të zërit bass dhe një ekran QHD prej 2560 x 1440 piksellësh, është befasi që është duke u ofruar si pajisja përfundimtare e argëtimit.

Kjo pajisje kushton 499 dollarë dhe pas disa testimeve të shkurta të bëra nga The Next Web, cilësia e fotografisë që shfaqte projektori i këtij tableti ishte me kualitet të kënaqshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>