Lajmet

Njihuni me tabletin me madhësi 7 inç që kushton vetëm 65 $

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me tabletin me madhësi 7 inç që kushton vetëm 65 $

Gjatë kësaj javë ne eventin për teknologjinë “HKTDC” , i cili u zhvillua në Hong Kong, u prezantua një tablet inteligjent me madhësi 7 inç, i cili ka një çmim prej vetëtableti 65 dollarm 65 dollarësh. Tableti quhet Emdoor EM-I8170 dhe ka një ekran me madhësi 7 inç me rezolucion 1024 x 600 piksel.

Ky tablet fuqizohet nga procesori me katër bërthama Intel Z3735G Bay Trail. Për sa u përket parametrave tableti Windows ka RAM 1 GB dhe 16 GB hapësirë të brendshme. Sistemi operativ i pajisjes është ai Windows 8.1. Kompania Emdoor ka prezantuar në fillim të këtij viti edhe një tablet tjetër të lirë, i cili kushton vetëm 99 dollarë. Tableti i quajtur EM-i8080 ka ekran 8 inç dhe operon me sistemin Windows 8.1. Ai ofron gjithashtu edhe rrjetin 3G. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Emdoor
Lajmet e fundit>