Harduer

Njihuni me tastierën e re për kodim

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me tastierën e re për kodim

code keyboardNuk ka ndonjë periudhë të shkurtër për paraqitje të dizajnëve të reja për tastiera, për shkak të kërkesave të shumta duke filluar nga ata që kalojnë një kohë të gjatë duke luajtur, e deri tek estetët, por koduesit dhe shkrimtarët janë ata që merren së tepërmi me tastierë.

Kështu, themeluesi dhe zhvilluesi i Stack Overflow dhe Coding Horror, Jeff Atwood, duke u munduar për të gjetur një tastierë të përshtatshme, për shkrim të postimeve në blog dhe për aplikacione të uebit, ka vendosur që të marrë në duar çështjen e ndërtimit të një tastiere CODE, në bashkëpunim me WASD.

I emërtuar sipas librit bazë të Charles Petzold për strukturat e kompjuterit dhe gjuhën që ai e flet, Atwood thotë që tastiera e tij është “tastiera e vetme, e thjeshtë, e pastër, me shkod të bukur” që ai e ka gjetur ndonjëherë. WASD thotë që tastet janë të qetë dhe të-paklikueshëm, ndonëse kanë një “shtypje të prekshme të ndryshme”.

Ju po ashtu mund të kaloni përgjatë radhitjeve të Windows-it, Mac, Dvorak dhe Coleamk në një nivel harduerik falë një kalimi në tastierë dhe ka edhe shkurtesa të brenda-ndërtuara për media, kështu që mbajtja e tastit Fn e kthen Insert në Play/Pause për shembull.

Tastiera shitet për 149.99 dollarë në format me 87 taste dhe 104 taste, por nuk mund të porositet deri më 16 shtator. (PCWorld Albanian)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>