Harduer

Njihuni me tastierën portabël të cilën mund ta merrni kudo me vete

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me tastierën portabël të cilën mund ta merrni kudo me vete

Flyshark-Portable-Keyboard1Kur bëhet fjalë për pajisjet teknologjike, të gjitha janë bërë tepër praktike dhe portabël. Njerëzit në ditët e sotme zgjedhin ato pajisje që janë të lehta për tu marrë kudo me vete. Kjo gjë vlen dhe për aksesorët. Por çdokush do kishte dëshirë të kishte një tastierë portabël apo jo?

Flyshark ka menduar për këtë dhe ka sjellë Flyshark Portable Keyboard, një mini tastierë Qwerty e cila mund të jetë më e mira e gjithë tastierave sot. Ajo është dizenjuar posaçërisht për ata të cilët që duan të përdorin një tastierë në vend të prekjes dhe ta kenë atë kudo me vete. Është me i lehtë përdorimi i një modeli të tillë, sidomos në dërgimin e një e-maili. Kjo tastierë ka përmasa të vogla, të përafërta me atë të një smartfoni, ndaj dhe mund të mbahet me një dorë, pa qenë nevoja të tërheqësh kabllo të tjerë nga pas.

Ajo funksionon vetëm me wireless dhe mund të përdoret dhe për smartfon, tabletë apo pajisje tjetër me Bluetooth. Është e rikarikueshme dhe kërkon vetëm karikim 1 herë në 20 ditë. Flyshark Portable Keyboard vjen dhe me një mbështjellëse alumini e cila kushton 5 0$. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>