Lajmet

Njihuni me të rejat më të fundit të iOS 7.1 (Video)

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me të rejat më të fundit të iOS 7.1 (Video)

bgr-iphone-5s-858iOS 7.1 sapo është lancuar për përdoruesit e iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 4S, iPhone 4, iPad Air, iPad mini me ekran Retina, iPad mini, iPad (gjenerata e tretë dhe e katërt), iPad 2, iPod touch (gjenerata e pestë). Në qoftë se e keni shkarkuar tashmë, nuk do të duhet të lodheni aspak për të mësuar se cilat janë opsionet e reja të shtuara në këtë version të përditësuar.

iTwe4k sapo ka publikuar një video ndihmëse ku nxjerr në pah gjithçka të re të përfshirë në iOS 7.1, duke filluar nga ndryshimet madhore e duke vazhduar deri tek detajet e vogla që ndoshta nuk do t’i kishit vënë re asnjëherë.

Në radhë të parë vlen të theksojmë se nuk duhet të shkarkoni iOS 7.1 në rast se keni aplikuar “jailbreak” ndaj iPhone-it tuaj. Apple ka bllokuar të gjitha “rrugët” që lejonin aplikimin e jailbreak ndaj iOS 7, prandaj do të duhet të prisni edhe pak derisa të lançohet një përditësim tjetër për 7.1.

Disa prej detajeve të përfshira në videon e iTwe4k kanë të bëjnë me butonin e ri të fikjes, i cili do të zbehë ngadalë dritën e ekranit. Disa ndryshime të tjera përfshijnë thjeshtimin e procesit të shtimit të kontakteve të reja, përmirësimin e opsioneve të kontrastit që do të lejojnë përdoruesin të reduktojë transparencën, të errësojë ngjyrat ose të reduktojë ngjyrën e bardhë. Gjithashtu vihen re përmirësime përsa i përket navigimit në kalendar, konfigurimeve për aksesin ndaj fjalëkalimeve dhe janë shtuar disa opsione të reja për menaxhimin e Car Display që pritet të lançohet së shpejti.

Në përgjithësi mund të thuhet se ky nuk është përditësimi më i rëndësishëm i lançuar ndonjëherë, por është i vlefshëm pasi janë ndrequr disa probleme të dizajnit të cilat janë nxjerrë në pah nga përdoruesit në momentin e lançimit të iOS 7 gjatë vitit të kaluar. Për më tepër mund të ndiqni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>