Lajmet

Njihuni me teknikën që ndjek produktivitetin e angazhimeve tuaja

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me teknikën që ndjek produktivitetin e angazhimeve tuaja

hhjeayjezrwdhx2nyaahUeb/Android/iOS: Teknika Pomodoro është një metodë mjaft e përshtatshme e produktivitetit, ku ju kërkohet të punoni në periudha të shkurta, por të përqendruara me pushime të shkurta mes tyre. Pomodoto kombinon këtë teknikë me një listë të gjërave që duhet të bëhen që është në dispozicion në të gjitha pajisjet e juaja dhe po ashtu ndjek produktivitetin tuaj të përgjithshëm.

Ka shumë aplikacione që janë në dispozicion që e përdorin këtë teknikë. Ajo që e bën të veçantë Pomotodo është që mund të përdoret në disa platforma dhe është pa pagesë. Ju mund të formoni një listë të gjërave që doni t’i bëni në telefonin tuaj dhe më pas kur jeni në kompjuterin tuaj, ta filloni matësin e kohës dhe t’i bini vizë punës që e keni kryer. Lista sinkronizohet, ndonëse matësi i kohës nuk e bën këtë gjë. Po ashtu, kufiri kohor që Pomodoro e ka prej 25 minutave është i fiksuar dhe nuk mund të ndryshohet.

Pomotodo po ashtu përcjell se sa gjëra keni kryer dhe sa kohë ju është dashur që t’i bëni ato dhe ju ofron grafikë mujor për punon tuaj. Ju po ashtu mund ta shihni numrin e përgjithshëm të “pomodoro-ve” për çfarëdo dite, mesataren tuaj ditore, përparimin tuaj mujor, ditën tuaj më të mirë të punës dhe kohën tuaj më produktive gjatë ditës.

Pomotodo | via Playboard.me

Pomotodo (Free) | Google Play Store

Pomotodo (Free) | iTunes App Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>