Harduer

Njihuni me teknologjinë që Apple përdor për të nxjerrë në pah tek të tjerët iPhone 6

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me teknologjinë që Apple përdor për të nxjerrë në pah tek të tjerët iPhone 6

iphone-6-dummy-gold-008-1280x853Smartfoni iPhone 6 ndodhet vetëm pak muaj larg, por ne vazhdojmë te mësojmë më shumë rreth kësaj pajisje çdo ditë. Tani një raport i ri nga uebfaqja kineze Laoyaoba deklaron se Apple ka zhvilluar një motor reagimi dridhës të butë për të nxjerrë në pah tek të tjerët smartfonin që do dalë së shpejti.

Lajmi vjen nga Kina, ku bartësit lokalë raportohet që tashmë po testojnë tipet e parë të smartfonëve iPhone 6. Siç duket Apple është e vendosur t’i paraqesë reagimet me smartphone-in e ri, sipas një të brendshmi anonim teknologjia përdor një sërë vibrimesh të ndryshme për të krijuar një përgjigje fizike më reale kur të preket ekrani. Tipet e dridhjeve varen nga aplikacionet që ti përdor ose, madje edhe çfarë pjesë të ekranit prek.

Motori i ri nevojitet për të ofruar reagimin e këndshëm (heptik), duket se do të kushtojë 2-3 here më shumë se motori i përdorur në iPhone5, i cili shkon rreth 60 cent secili. Le të shpresojmë që kjo nuk domethënë një iPhone 6 më i shtrenjtë, ndonëse ky mund të jetë vetëm një prej shumë përmirësimesh që e rrit çmimin e këtij telefoni.

Kjo nuk është hera e parë që ne të kemi dëgjuar për reagimin e këndshëm (haptic feedback). Nëse Apple ka mundësitë të përfshijë këtë motor të ri me iPhone 6-ën, kjo mund të jetë një tjetër arsye e madhe që të mbajmë në konsideratë smartfonin në ardhje e sipër. Po, megjithatë, nuk do të rrisnim shpresat akoma. Në fund të fundit, asgjë nuk është zyrtare derisa ta dëgjojmë direkt nga Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>