Harduer

Njihuni me telefonin e parë të kompanisë Kodak

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me telefonin e parë të kompanisë Kodak

ces-2015-sony-8702.0.0Disa marka kamerash si Polaroid dhe Rolleiflex kanë përdorur mënyra të ndryshme për të qenë gjithmonë pjesë e botës dixhitale. Së fundmi dhe Kodak po përpiqet të bëjë këtë gjë me lançimin e telefonit Kodak IM5. Ai është ndërtuar nga Bullit, një kompani e specializuar telefonët e të cilës janë të licencuar nga kompanitë si Cat.

Kodak IM5 ka një kamera 13 megapiksel në pjesën e përparme dhe një 5 megapiksel në atë të pasme. Duke qenë se Kodak njihet si një kompani produktesh të fokusuar tek fotot, pritshmëritë për cilësinë e fotove ishin shumë të larta. Por në fakt ato lënë për të dëshiruar. Ndërkohë Bullit nuk është habitur nga kjo gjë pasi qëllimi i kësaj kompanie ishte të sillte në treg një telefon me kamerë të përdorshme pa qenë nevoja e blerjes së një smartfoni të shtrenjtë. Bullit do gjithashtu që fotot të jenë të lehta për tu shpërndarë dhe printuar.

Aktualisht ky telefon përdor sistemin operativ Android KitKat 4.4 por gjatë këtij viti ai do të përditësohet me atë Android Lollipop. Një detaj tjetër që duhet përmendur është lehtësia e telefonit, i ngjashëm me Galaxy Alpha nga ky aspekt. Kodak IM5 do të kushtojë 249 $ kur ai të lançohet në tremujorin e parë në Europë. Ndërsa fansat e Kodak në Shtetet e Bashkuara do u duhet të presin pak më gjatë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>