Harduer

Njihuni me telefonin e ri inteligjent Huawei Ascend G7

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me telefonin e ri inteligjent Huawei Ascend G7

gsmarena_002Kompania Huawei ka prezantuar telefonin e saj të ri inteligjent Ascend G7. Telefoni ka një ekran IPS me madhësi 5.5 inç prej 720 piksel dhe rezolucion 1280 x 720 piksel. Ascend G7 fuqizohet nga procesori me katër bërthama Cortex-A53 me qark 1.2 GHz. RAM-i i telefonit është 2 GB, ndërsa sistemi operativ që G7 do të operojë është Android 4.4 KitKat me Huawei Emotion UI 3.0.

Kamera ne pjesën e mbrapme të telefonit është 13 megapiksel, ndërsa ajo në pjesën e përparme është 5 megapiksel. Ajo çka është e veçantë tek ky telefon është ndërtimi i tij. Ascend G7 ka një gjatësi prej 153.5 mm dhe një gjerësi prej 77.3 mm, ndërsa hollësia e tij është vetëm 7.6 mm. Pesha e telefonit inteligjent është 165 gram.

Huawei Ascend G7 ofron lidhje të internetit LTE me një antenë të dyfishtë për një rrjet sa më të fortë. Çmimi i tij do të jetë 299 euro dhe fillimisht do të bëhet pjesë e tregjeve të vendeve si Gjermania, Italia, Spanja, Danimarka, Hungaria, Holanda, Turqia, Polonia, Norvegjia, Afrika e Jugut dhe Meksika. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>