Harduer

Njihuni me telefonin që furnizohet nga një bateri 3500mAh

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me telefonin që furnizohet nga një bateri 3500mAh

celkon_millennia_epic_q550Celkon ditën e mërkurë lançoi smartfonin Millenia Epic Q550 me një çmim prej 10.499Rs. Ai është i disponueshëm të blihet në faqen tregtare online dhe nga shitësit e smartfonave. Ky është një smartfon që mund të përdoret me dy karta SIM, funksionon me sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

Millenia Epic ka një ekran 5.5inç HD OGS, procesor 1.3GHz quad-core Cortex A7 i shoqëruar nga 1GB RAM dhe memorie të brendshme 16 GB. Ai është i pajisur me dy kamera 8 dhe 2 megapixel dhe ofron mbështetje për 3G, GPRS, EDGE, Wi-Fi, Micro-USB dhe Bluetooth.

Ajo ç’ka është e veçantë për këtë smartfon qëndron në faktin se ai ngarkohet nga një bateri 3500mAh, për të cilën firma thotë se ajo mund ta mbajë telefonin ndezur për 3 ditë në përdorim të plotë.

Përveç kësaj Millena Epic Q550 është tepër i hollë, vetëm 8mm. Me disa karakteristika tepër inovative të kombinuara brenda një pakoje të dizenjuar bukur. Epic do ti japë përdoruesve një eksperiencë që mund të cilësohet më e mirë se ajo e smartfonëve më të suksesshëm sot në treg duke marrë parasysh këtu dhe çmimin tepër ekonomik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>