Harduer

Njihuni me telefonin që mund të karikojë telefonë të tjerë

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me telefonin që mund të karikojë telefonë të tjerë

maxx_mx200Maxx Mobile sapo ka lançuar një telefon të ri për Rs 1.848, quhet MX200. Ajo ç’ka vihet në dukje tek ky telefon është bateria 5200mAh e cila mund të përdoret dhe si burim për të karikuar bateritë e telefonëve të tjerë. Për shkak të madhësisë së saj kjo bateri është në gjendje të mbajë ndezur telefonin dhe nëse keni 10 apo 11 orë që flisni në telefon. Maxx MX200 vjen me një ekran të vogël 2.4 inç, memorie 8 GB, mund të punojë me dy karta dhe në gjuhë të ndryshme si Anglisht, Hinduisht etj.

Karakteristika të tjera të telefonit përfshijnë Bluetooth, GPRS, radio FM dhe opsionin multimedial (lojëra, audio player, regjistrim videosh). Ky telefon do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra i zi dhe portokalli me të zezë. Për ata që nuk e dinë Maxx MX200 është pasardhës i MX100 i cili u hodh në treg dhjetorin e vitit të shkuar. Gjithashtu dhe MX100 ishte i pajisur me një bateri 4000mAh e cila mund të përdorej dhe për karikimin e telefonëve të tjerë.

Gjatë komentit mbi këtë produkt, Ajjay Agarwal, drejtuesi i Maxx Mobile tha: “Klientët tanë në zonat gjysmë urbane apo në ato rurale kanë nevojë për telefonë që mbajnë bateri gjatë dhe të jenë të fortë për të përballuar kushtet e ashpra. Këtë segment të tregut e arritëm vjet me MX100 me një bateri të fuqishme 4000mAh, e cila mund të përdorej dhe për të ngarkuar bateritë e telefonëve të tjerë. Të inkurajuar nga përgjegjësia e lartë në këtë vit e rritëm kapacitetin e baterisë së MX100 në 5200mAh dhe kemi nisur krijimin e një MX200 me specifika të ngjashme por me një ekran pak më të madh. Ne vazhdojmë të mbetemi të angazhuar që tu ofrojmë konsumatorëve telefona të cilësisë së lartë me një çmim të arsyeshëm!” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>