Lajmet

Njihuni me veçoritë e reja të Chrome për Android

May 21 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me veçoritë e reja të Chrome për Android

chrome-for-android-2Google gjatë të martës, përveç versionit të Chrome 35 për desktop, solli edhe Chrome për Android me disa veçori të reja. Ju mund ta shkarkoni versionin e ri që tani drejtpërdrejt nga Google Play.

Ja lista e plotë e ndryshimeve që janë bërë për Chrome 35 për Android:

-Mundësia për rihapje të tabit të mbyllur. -Mbështetja për video në ekran të plotë me titra dhe kontrollues HTML5. -Mbështetja për disa pajisje me shumë-dritare. -Mbështetja për transmetim të disa videove me Chromecast. -Arnime të vrimave.

Mundësia që të zhbëhet mbyllja e një tabi do të jetë gjë e dobishme për të gjithë përdoruesit, e po ashtu edhe përmirësimi për paraqitje të videos në ekran të plotë. Ende mbështetja për videon në ueb për Chromecast është ajo që do të çojë në një gëzim më të madh: Google nuk do të thotë saktë se cilat klipe do të punojnë, kështu që do të ju duhet që t’i testoni vetë se cila përmbajtje mund të dërgohet nga pajisja juaj me Android në TV-në tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>