Lajmet

Njihuni me veçoritë e reja të Firefox 28

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me veçoritë e reja të Firefox 28

firefox_logo_new-786x305Mozilla zyrtarisht ka linçuar versionin Firefox 28 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Ky version përfshin dëshifrim VP9 të videove, njoftimet nga Ueb në OS X, dhe kontrollorët e zërit për videot HTML5. Firefox 28 është lëshuar përmes uebfaqes së Mozilla-s, Firefox.com dhe të gjithë përdoruesit aktivë do të jetë të aftë të kalojnë në versionin e ri automatikisht. Si gjithmonë, versioni Android vjen më me vonesë në Google Play. Në të gjitha platformat, Firefox ka shtuar veçorinë e dëshifrimit të videove VP9. Për ata që nuk e dinë, VP9 është pasardhësi i VP8, që të dyja janë pjesë e projektit të Google WebM për të “çliruar” këta dëshifrues dhe për ti ofruar falas.

 Versioni Desktop

Ndërkohë që nuk është një përditësim madhor, Firefox 28 ka disa ndryshime specifike që ja vlejnë të vihen në dukje për të dy platformat Windows dhe OS X. Shfletuesi Firefox ka larguar mbështetjen për ndërfaqen Metro, ndërkohë që më vonë mori edhe veçorinë e njoftimeve nga Uebi përmes qendrës së njoftimeve.

Këtu kemi një listë ndryshimesh në Firefox 28:

E Re: Implementimi i dëshifruesit VP9.

E Re: Mac OS X: Mbështetje për njoftimet në Ueb përmes qendrës së njoftimeve.

E Re: Kontrolluesit e volumit për videot dhe audiot HTML5.

E Re: Mbështetje për Opus në WebM.

E Ndryshuar:  Tashmë spdy/3 ëstë implementuar, mbështetja për spdy/2 është larguar dhe serverat pa spdy/3 do të komunikojnë me http/1 pa asnjë penalizim.

Duke u Zhvilluar: Mbështetje për MathML 2.0.

Duke u Zhvilluar: Raportim i proceseve të bllokuara në sfond.

Duke u Zhvilluar: Mbështetje për Flexbox në faqosje.

E Rregulluar: Arnime të ndryshme të sigurisë.

 

Versioni Android

Ky është lëshimi më i madh se ai i version për Desktop. Këtu kemi një listë ndryshimesh të Firefox 28 për Android:

E Re: Me shumë mundësi për selektim të tekstit, prerjes dhe kopjimit të tij.

E Re: Avesomebar (dritarja e kërkimit), kërkimet tashmë japin një parashikim paraprak të rezultateve.

E Re: Janë shtuar butonat të shumëfishtë për shpërndarjet.

E Re: Është shtuar mbështetja për OpenSearch.

E Re: Është shtuar gjuha estoneze.

E Re: Është implementuar deshifruesi i videove VP9.

E Re: Janë shtuar cilësimet për të kaluar në modalitetin dinamik të toolbareve.

E Ndryshuar: Tashmë spdy/3 ëstë implementuar, mbështetja për spdy/2 është larguar dhe serverat pa spdy/3 do të komunikojnë me http/1 pa asnjë penalizim.

Duke u Zhvilluar: Mbështetje për MathML 2.0.

Duke u Zhvilluar: Raportim i proceseve të bllokuara në sfond.

E rregulluar: Ekploroni me vetëm një prekje që automatikisht hap uebfaqet.

E rregulluar: Arnime të ndryshme të sigurisë.

 

Nëse e keni të vështirë të ambientoheni më këto ndryshime dhe përditësime, mos u shqetësoni. Firefox 29 do të vijë në muajin maj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>