Lajmet

Njihuni me veçoritë e reja të iOS 8

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me veçoritë e reja të iOS 8

Apple iOS është detajuar në eventin e 9 shtatorit të kompanisë dhe tashmë është e disponueshme për tu shkarkuar në versionin final. Përdoruesit nuk do të shohin ndonjë ndryshim dramatik në pamje të parë mes iOS 8 dhe iOS 7, por kjo akoma mbetet një përditësim i madh me veçori dhe përmirësime të shumta.

iphone-6-display

Përdorimi i iOS 8 në smartfonin më të fundit të Apple, iPhone 6, hardueri i tij zbuloi shumë gjëra të reja nga platforma mobile e Apple që kanë një potencial të lartë duke sjellë disa lehtësime të kufizimeve ndaj palëve të treta dhe avantazhe më të shumta.

Mesazhet

Aplikacioni i ri i mesazheve të Apple në iOS 8 ngjason së tepërmi me shumë rrjete të shkëmbimit të mesazheve që kemi parë kohët e fundit dhe kjo është një gjë e mirë sepse ju keni akses mbi disa veçori argëtuese teksa ju chatoni me dikë që ka një iPhone ose iPad i aftë të mbajë iOS 8.

Veçoritë e reja në aplikacionin e Mesazheve përfshijnë aftësinë për të dërguar audio dhe video mesazhe me anë të gjesteve të reja mbi ekran. Kjo do të thotë se duhen më pak hapa se në të kaluarën dhe kjo e thënë ndryshe tashmë kemi të bëjmë me biseda multimediale.

ios8-messages

 

Një ndër gjërat më të dobishme është mundësia për të ndaluar njoftimet nga grupet e bisedave, po ashtu edhe largimin nga ato e cila është diçka që ka munguar që nga prezantimi i bisedave në grup.

Po ashtu veçori të reja të ndarjes së vendndodhjes do të thotë se ju mund tu dërgoni këtë të fundit miqve tuaj, individëve, grupeve, në një hark kohor të caktuar ose vazhdimisht. Kjo është diçka e mirë kur bëhet fjalë për të përdorur veçorinë e gjetjes së miqve që ndodhen afër jush.

Imazhet

Aplikacioni i imazheve të Apple në iOS 8 është përmirësuar me një kërkim më të plotë që ju bën të mundur të gjeni foto dhe video duke kërkuar përmes datës, orës, vendndodhjes, emrit të albumit si dhe duke ofruar sugjerime inteligjente si p.sh gjetja e të gjitha imazheve që keni kapur në një vend të caktuar.

Photos-640

Po ashtu një mekanizëm më i mirë për editimin e fotove është i përshirë me kontroller manual ndaj ekspozimit, shkëlqimit, hijeve dhe më shumë dhe të gjitha janë të disponueshme përmes sliderave.

Kjo nuk do të thotë se do t’ua vështirësojë punën përdoruesve fillestar me shumë opsione sepse automatikisht do të shfaqet modaliteti i thjeshtë automatik ku aplikacioni vendos rreth parametrave të termave që përmendëm më lartë.

Fotot duken më intuitive, por me një përjashtim sepse kjo mund të ndikojë në ata përdorues me pajisje të shumëfishta pasi që efektivisht të gjitha libraritë shkrihen në llogarinë tuaj të iCloud duke e bërë të pamundur të shikoni se çfarë është lokale dhe çfarë jo.

Kjo patjetër i bën gjërat e thjeshtë për një që ka një iPad ose një iPhone dhe që nuk u bëhet vonë nëse kanë një ose disa librari të ndryshme, por është një telash për çiftet që kanë një pajisje dhe ndajnë një llogari të vetme iCloud për sinkronizim.

QuickType

Apple ka marrë në konsideratë tastierën e cila ka qëndruar funksionalisht e njëjtë që kur u prezantua iPhone duke bërë një punë mjaft të dobishme në përmirësimin e eksperiencës. Më në fund ka prezantuar parashikimet e termave në iOS 8, dhe sapo të filloni ti përdorni ato ju do të mendoheni sesi keni mundur t’ja dilni pa një veçori të tillë.

newios

Kjo më padyshim sjell një eksperiencë më të mirë të të shkruarit në iOS, diçka që duhej ta kishim parë të ofrohej kohë më parë në platformë. Do të duhen disa testime më të thella për të parë sesa i sofistikuar është mekanizmi i alegoritmit të parashikimit.

 

Tastierat nga palë të treta

SwiftKey-520x425Pjesa tjetër e “monedhës” së tastierave është se Apple ka bërë të mundur që zhvilluesit e palëve të treta të ndërtojnë softuerët e tyre të tastierave me qëllim përmirësimin e versionit aktual. Akoma nuk është e lehtë të shtoni dhe të aktivizoni tastierat nga palë të treta; Apple e ka fshehur thellë tek cilësimet e cila dëshiron të sigurohet nëse ju jeni aq inteligjente sa ta gjeni atë përpara se të bëni ndryshime nga opsioni stok i tastierës. Edhe pse kjo veçori aktualisht është e turbullt, mbetet një tipar shtesë mjaft i bukur.

 

Njoftimet

Njoftimet kanë marrë një shumë përmirësime. Njoftimet që shfaqen në formë baneri në krye të ekranit tashmë do të përfshijnë edhe element ndërveprues që bëjë të mundur ti menaxhoni më thjeshtë. Për shembull, njoftimet me baner që vijnë nga mesazhet mund të tërhiqen poshtë dhe automatikisht do të zbulohet një kuti replike.

Pra ju nuk keni nevojë të ndërroni aplikacion për të kthyer përgjigje, por mund ta bëni menjëherë nga aplikacioni aktual. Po ashtu njoftime e kalendarit dhe të e-mail-eve kanë të njëjtin ndërveprim. Ndërveprimi me anë të aplikacioneve po qenë nevoja ti hapni ato mund të jetë shumë e dobishme për përdoruesit dhe zhvilluesit.

Aplikacionet nga palë të treta së shpejti do e mbështesin këtë veçori sapo ti vendosin duart mbi iOS 8.

Sigurisht që të përfitoni nga kjo veçori duhet të kapni njoftimet menjëherë sapo të jenë të shfaqen. Në momentin që ato largohen ju duhet të ndiqni procedurën e zakonshme. Qendrës së njoftimeve i mungon një veçori mjaft e rëndësishme për ata që marrin shumë njoftime dhe bëhet fjalë për mundësi ti larguar të gjitha me një buton të vetëm.

Kërkimi Spotlight

Spotlight-search-

Kërkimi Spotlight tashmë ka disa marifete të reja. Tashmë ju mund të kërkoni përtej pajisjes suaj sepse do të shfaqen rezultatet edhe nga motorët e kërkimit, nga Wikipedia, shërbimet e lajmeve, të dhënat e hartave të Apple, dyqanit të iTunes, dyqanit të aplikacioneve dhe dyqanit iBooks si dhe sugjerime nga uebsitet popullore që ju mund të kërkoni. E gjitha funksionon brenda adresës së kërkimit në shfletuesin Safari.

Teksa kjo aftësi kërkimi është e dobishme nganjëherë, problemi është se ju nuk mund ta dini asnjëherë se çfarë do t’ju sugjerojë dhe sa e dobishme do të jetë. Kërkimi App Store mund të jetë shumë i dobishëm, por jo gjithmonë funksionon. Nëse Apple vazhdon të përmirësojë Spotlight së bashku me Siri, do të kemi të bëjmë me një rival të Google Search. Ky është një aspekt ku Android është shumë para rivalëve.

Siri

Siri po vazhdon ti afrohet objektivave të tij i të qënurit një asistent personal i dobishëm. Kjo veçori tashmë ka disa karakteristika të reja të kopjuara nga Google Now në Android. Ngjashëm me pajisjet Android që bëjnë të mundur “zgjimin” e Google Now thjeshtë duke thënë “Okay, Google”, Siri tashmë ka po të njëjtin funksionalitet me fjalët “Hey Siri” dhe kjo funksionon vetëm kur pajisja juaj është e lidhur me një ushqyes energjie.

siri

Ky ndalim limiton këtë mekanizëm, por po ashtu ruan baterinë e telefonit tuaj sepse ai nuk ka nevojë të qëndrojë në gatishmëri për të “dëgjuar” vazhdimisht duke konsumuar baterinë. Po ashtu tashmë është e disponueshme një veçori për identifikimin e muzikës që bëhet e mundur për integrimin të Shazam tek Siri. Siri mund të identifikojë këngët dhe t’ju japë juve një link për blerje nga dyqani I iTunes.

Aplikacioni Mail

mailNëse ju përdorni aplikacionin e iOS të e-mail-eve, ju do të kuptoni se ky aplikacion ka “mësuar” disa marifete të reja nga konkurrentët si Gmail apo shërbimi mail i Dropbox. Tashmë aplikacioni ka një identifikim automatik e-maileve të rezervimeve, konfirmimeve të fluturimeve, dhe numrave të telefonëve duke ju bërë të mundur të shtoni evente në kalendar ose detaje kontaktesh.

Tashmë disa gjest janë të disponueshme brenda aplikacionit si tërheqja e plotë nga e djathta do e cilësojë një e-mail si të lexuar, tërheqja e plotë nga e majta do e arkivojë atë. Po të hyjmë më thellë në aplikacionin Mail tashmë ju mund të vendosni njoftime për e-mail-et e rëndësishme kështu që edhe nëse nuk njoftoheni për të gjitha ju do të merrni ato të rëndësishmet.

 

 

Aplikacioni i Kamerës

Aplikacioni i kamerës së iPhone është përmirësuar me një veçori të quajtur Time Lapse e cila funksionon njëlloj si aplikacioni i Instagram Hyperlapse. Telefonët iPhone 6 dhe iPhone 6 Plys do të ofrojë veçoritë e stabilizimit të imazheve. Ajo çfarë mund Time Lapse është se mund të krijoni video me efekte speciale, stabilizim imazhesh, ngadalësim të videos etj.

 

Shëndeti

Health-640x

Një nga dy aplikacionet e para që do të gjeni të instaluar së bashku me iOS 8 është aplikacioni i shëndetit i cili është një nga pjesët e sistemit operativ e cila ofron një potencial të jashtëzakonshëm nga zhvilluesit e palëve të treta. Mendojeni këtë aplikacion si një qendër e aktivitetit tuaj fizik dhe të dhënave mjekësore.

Aplikacione të shumëfishta mund të shfaqin informacion kështu që mund të shikoni do gjë nga një vend i vetëm. Nëse ju gjurmoni shëndetin tuaj përmes pajisje iOS, kjo mund të rezultojë një mekanizëm mjaft i fuqishëm.

Në nivelin bazik, aplikacioni ju jep një pamje të përgjithshme të çdo të dhëne në një vend të vetëm, por përtej kësaj Apple ka përgatitur një lejë shpërndarjeje të informacioneve specifike. Pra zhvilluesit mund të krijojnë një metodë për të ndarë peshën trupore çdo ditë me doktorin ruaj.

Një nga gjërat e rëndësishme që ja vlen të merret në konsideratë në iOS 8 është karta mjekësore ID. Tek kjo kartë ju vendosni emrin tuaj, datëlindjen, kontakt emergjence, statusin e dhurimit të organeve, peshën dhe gjatësinë, kushtet mjekësore së bashku me alergjitë dhe reaksionet.

Kur telefoni juaj është i bllokuar, një profesionist mjekësor mund të klikojë mbi butonin e emergjencës për të aksesuar ID mjekësore.

Në disa rrethana të caktuara ky mund të jetë informacioni më i rëndësishëm që ju keni vendosur në pajisjen tuaj iOS. Sigurisht ju mund të argumentoni se ID mjekësore është një rrezik potencial i privatësisë nëse pajisja juaj vidhet, por ky është një vendim që duhet ta bëni vetë ju.

iCloud

Shërbimet Cloud janë një pjesë e rëndësishme në iOS 8, por ju mund ta shijoni përfitimin maksimal nëse keni pajisje të shumta iOS ose Mac.

iCloud Drive mbase është pjesë më e dukshme e ekuacionit. Ngjashëm me Dropbox, ajo ju bën të mundur të ruani të dhëna nga aplikacionet dhe më pas ti përdorni këto të dhëna përmes të njëjtit aplikacion në një pajisje tjetër.

iCloud-Drive-520x311

 

Kjo funksionon edhe në mes iOS dhe OS X. Pra nëse hapni një dokument dhe bëni ndryshime nga Mac, ky ndryshim aplikohet menjëherë në pajisjen iOS edhe sikur dokumenti të jetë në përdorim. Për të marrë maksimumin e iCloud Drive juve u duhet të keni në përdorim OS X Yosemite. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>