Lajmet

Njihuni me Wunderlist-in e ri: Microsoft To Do

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Ka një dizajn të thjeshtë, minimal dhe aplikacion ngjan me një menaxhues standart të detyrave ku mund të krijoni lista, përkujtues, data të shënuara dhe natyrisht detyra për tu përfunduar. Njihuni me Wunderlist-in e ri: Microsoft To Do Photo Source: Microsoft

Kanë kaluar dy vite që kur Microsoft bleu platformën e detyrave Wunderlist. Ndryshe nga Sunrise dhe Accompli, të cilat u hoqën dhe u integruan në Outlook, Wunderlist ka ngelur i paprekur.

Tani Microsoft është gati të tregojë çfarë ka arritur të ndërtojë në këtë drejtim. I quajtur Microsoft To-Do, aplikacioni i ri është një rishkrim nga e para i Wunderlist.

Ka një dizajn të thjeshtë, minimal dhe aplikacion ngjan me një menaxhues standart të detyrave ku mund të krijoni lista, përkujtues, data të shënuara dhe natyrisht detyra për tu përfunduar.

Mund të shtoni shënime brenda detyrave por jo nëndetyra. Ndryshimi më i prekshëm i To-Do është ekrani ndërfaqja parësore My Day e cila mban të fshehura detyrat derisa tu vijë koha kur duhet të finalizohen.

Çdo ditë aplikacioni zgjohet me një ndërfaqe të pastër për tju nxitur që të ushqeni objektiva. Ajo që i mungon To-Do është integrimi me Office 365 të cilin Microsoft e premtoi në muajt në vijim. Aplikacioni është i disponueshëm në ueb, iOS, Android dhe Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>