Analiza

Njoftimet në Twitter do të përdoren edhe nga agjencitë qeveritare britanike dhe irlandeze

Nov 18 2013
0 Shpërndarje
Njoftimet në Twitter do të përdoren edhe nga agjencitë qeveritare britanike dhe irlandeze

twtrlndirlndQë Twitter-i përdoret nga shumë agjenci në botë si një prej mjeteve për të marrë lajmet e fundit, kjo dihet tashmë.

Por, kur mund t’ia merrte mendja se njoftimet e tij do të përdoreshin zyrtarisht edhe nga qeveritë?

Një prej përfaqësuesve të Twitter-it në Mbretërinë e Bashkuar, Steve Summers, u shpreh se përveç shpërndarjes së lajmeve apo përditësimeve, Twitter do të përdoret edhe për të marrë njoftimet e fundit lidhur me ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Në fakt, kjo praktikë nuk është e panjohur pasi lista e agjencive qeveritare që përdorin programin e njoftimeve në Twitter është më e gjatë se thjesht qeveria britanike dhe ajo irlandeze.

Në to përfshihen 57 agjenci zyrtare qeveritare, të cilat përfshijnë policinë londineze, zyrën e kryetarit të Bashkisë së Londrës, qendrat e mbrojtjes së fëmijëve, departamenti i zjarrfikësve londinezë, ambulancat etj. Lista e plotë mund të gjendet në këtë link.

Zyrtarët britanikë janë shprehur se: “Dhënia e informacioneve të shpejta dhe të sakta në një incident apo sulm terrorist mund të bëjnë diferencën duke shpëtuar jetë njerëzish.”

Përdoruesit e interesuar për t’u bërë pjesë e këtyre lloj njoftimesh, mund të regjistrohen përmes një formulari të veçantë në llogarinë e agjencisë në fjalë në Twitter.

Përveç marrjes së njoftimeve përmes Twitter-it, përdoruesit mund të kërkojnë edhe marrjen e mesazheve SMS në telefonin e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>