Harduer

Nokia 109 kushton 42 $ dhe ka Facebook dhe Twitter

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Nokia 109 kushton 42 $ dhe ka Facebook dhe Twitter

Nëse po kërkoni një celular të lirë por pa humbur mundësinë e aksesimit të Facebook-ut apo Twitter-it, Nokia mund të ketë alternativën perfekte.

Kompania finlandeze po bëhet gati për të hedhur në treg Nokia 109, një celular jo smartfon i integruar me Twitter dhe Facebook. Tregu i synuar i këtij telefoni do të jetë ai kinez, aziatik dhe Evropa.

Telefona të këtij lloji vazhdojnë të mbeten shumë popullorë në rajone të caktuara të botës.

Sipas IDC, vetëm tremujorin e kaluar u dërguan për shitje rreth 265 milionë njësi.

Nokia 109 do të ketë edhe disa lojëra të dizajnuara nga EA dhe Zynga

Përveç çmimit që do të kushtojë 42 $ (pa llogaritur taksat apo ofertat e kompanive telefonike), ai ka edhe karakteristika të tjera po aq të mira.

Bateria, nëse celulari është pa punë, mund të mbajë deri në 33 ditë dhe 7.5 orë bisedë telefonike.

Edhe pse nuk është smartfon, Nokia 109 do të ofrojë mundësinë e aksesimit të internetit përmes një shfletuesi si dhe, përveç aplikacioneve Facebook dhe Twitter, do të ketë edhe disa lojëra të dizajnuara nga EA dhe Zynga (midis të tjerave). (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>