Harduer

Nokia 3310 Putin Edition në shitje për 1,695 dollar

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Një prodhues telefonësh Rus nderoi presidentin e vendit me një Nokia 3310 të modifikuar në ngjyrë të zezë dhe prej pllaka ari jz shfaqet portreti i Putin. Nokia 3310 Putin Edition në shitje për 1,695 dollar

Telefoni legjendar Nokia u rikthyer nga HMD Global në Kongresin Mobil Botëror dhe tani kompania Ruse Caviar po ofron një version të cilin e quajnë Supremo Putin.

Caviar thotë se materialet prej ari dhe titani i japin telefonit luksin, stilin dhe karakterin e presidentit Putin, njeriu më i njohur në Rusi.

Modeli i parë Nokia 3310 u lançuar në 2000, vitin kur Putin erdhi në pushtet. Megjithatë nuk është hera e parë që koka e Putin shfaqet në një telefon. Po kjo kompani lançoi një iPhone 6 në 2014-ën me portret të ngjashëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>