Harduer

Nokia 3310 vjen me një variant 3G

Sep 28 2017
0 Shpërndarje
Krahas valëve 3G, telefoni do të ketë dy opsione të reja ngjyrash së bashku me ikona dhe opsione të reja personalizimi. Nokia 3310 vjen me një variant 3G

Rikthimi i telefonik ikonik Nokia 3310 në fillim të këtij viti shkaktoi nostalgji tek miliona përdorues telefonësh në mbarë botën.

Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit. Shumë prej nesh e konsiderojnë si një ikonë falë popullaritetit dhe qëndrueshmërisë që e karakterizonte.

Prodhuesi HMD tha se 3310-ta do të pajiset ma valët celulare 3G duke sjelle internet më të shpejtë në telefonin legjendar.

Krahas valëve 3G, telefoni do të ketë dy opsione të reja ngjyrash së bashku me ikona dhe opsione të reja personalizimi.

Versioni 3G debuton në Tetor ndërsa modeli aktual kushton afro 70 dollar. Që 2000 më shumë se 126 milion u prodhuan përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2005-ën. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licensën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia.

Analistët thonë se kjo është mënyra perfekte për të tërhequr vëmendjen me rikthimin e Nokia në botën e telefonëve celularë.

Implementimi i 3G-së duhet të përshpejtojë eksperiencën në internet megjithatë telefoni ende nuk ka Wi-Fi. Pritet që ndryshimi të ndikojë edhe në jetëgjatësinë e baterisë e cila në 2G ishte plot 27 ditë në standby.

Lajmet e fundit>