Lajmet

Nokia 6 shfaqet në një video ç’paketuese

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Telefoni i ardhshëm Nokia me sistemin operativ Android, Nokia 6, është shfaqur në një video demonstruese ç'paketimi përpara daljes në treg më 19 Janar. Telefoni u ble nga TechDroider në Kinë ku pritet që telefoni të dalë në shitje. Nokia 6 shfaqet në një video ç’paketuese Photo Source: HMD

Nokia 6 është zhvilluar nga HMD Global, një startup Finlandez i cili bart të drejtat e përdorimit të markës Nokia në telefonët inteligjentë.

Komentatori i videos menjëherë tregon mbresat e tij duke thënë se telefonit të jep ndjesin e një produkti premium sapo e merrni në duar.

Nokia 6 vjen me ekran 5.5 inç Full HD me xham 2.5D Gorilla Glass, Qualcomm Snapdragon 430, 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme.

Karakterizohet nga një kamër e pasme 16 megapiksel dhe ballore 8 megapiksel. Teknologjia Dolby Atmos e telefoni krijon një audio me efekte 3D. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>