Harduer

Nokia 800 më 14 shkurt

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Nokia 800 më 14 shkurt

Sipas burimeve, pakoja do të jetë e gatshme vetëm përgjatë dyqaneve të Microsoft për një çmim prej 899 dollarë amerikanë. Deri më tani nuk ka plane për lëshim të smartphone si një njësi të vetme – së paku, jo në fillim.

CEO i Microsoft, Steve Ballmer, tha gjatë ligjëratës së tij në CES që Nokia Lumia 800 do ta gjejë rrugën e vet eventuale në Shtetet e Bashkuara përgjatë dyqaneve të ndërmarrjes Microsoft pa mbështetje për bartje. Ai gjithashtu tha që Lumia 800 do të kryesojë në Kanada, ku tashmë veç janë lëshuar 710 sosh.

 Gjithashtu gjatë muajit shkurt, Microsoft planifikon të lëshojë një lloj me shkëlqim të bardh të Lumia 800 në Evropë. Dhe sikur modelet e tanishme shumëngjyrëshe, versioni i bardhë do të ofrojë një paraqitje 3.7 inçësh ClearBlack, një SoC njëbërthamor prej 1.4GHz dhe Windows Phone 7.5 të paketuar me softuerët e nevojshëm të Nokias./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>