Harduer

Nokia Asha 501 do të dalë në qershor në më shumë se 90 vende të botës për 99 $

May 10 2013
0 Shpërndarje
Nokia Asha 501 do të dalë në qershor në më shumë se 90 vende të botës për 99 $

nokia Asha 501Në një event në Nju Delhi, drejtori i Nokia-s Stephen Elop ka lajmëruar nxjerrjen e pajisjes Nokia Asha 501.

Sipas tij dizajni është frymëzuar nga Lumia dhe është hapi i parë në kapitullin e ri të Asha. Pajisja ka një procesor 1GHz dhe 512 MB RAM.

Ka një ekran 3 inç 320×240 pixel dhe pjesa më e fortë e telefonit mund të jetë bateria. Asha 501 raportohet se ka një jetëgjatësi baterie prej 17 orësh duke folur dhe 48 ditë “standby”.

Pajisja ka gjithashtu bateri që hiqet si dhe një kartë 4 GB microSD brenda. Versioni origjinal do të jetë vetëm 2 G, ndërsa pritet të dalë edhe një tjetër Dual-SIM.

Asha 501 do të dalë në qershor në më shumë se 90 vende të botës dhe do të kushtojë 99$. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>