Analiza

Nokia bëhet marka e 11-të më popullore në botë e telefonëve inteligjentë

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Duke i kombinuar së bashku, HMD Global zë vendin e gjashtë në industrinë mobile me një pjesë tregu prej 5%. Nokia bëhet marka e 11-të më popullore në botë e telefonëve inteligjentë

Një vit e gjysëm që kur HMD Global filloi të shiste telefonë Nokia, kjo markë sot rënditet e 11 në tregun e telefonëve inteligjentë.

Në tre mujorin e katërt të 2017-ës shiti më shumë telefonë se Google, HTC, Sony, Alcatel, Lenovo, Asus dhe OnePlus.

Përtej botës së telefonëve inteligjentë, Nokia është marka numër 1 në botë e telefonëve të thjeshtë me 20.7 milion njësi të shitura në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Duke i kombinuar së bashku, HMD Global zë vendin e gjashtë në industrinë mobile me një pjesë tregu prej 5%.

Kjo e vendos kompaninë një shkallë më poshtë se Oppo i cili zë vendin e 4 me 6.8% të tregut.

HMD Global fitoi të drejtën e prodhimit dhe shitjes së telefonëve Nokia në 2016-ën. Në 2017 telefoni i parë Android Nokia hyri në treg. HMD Global ka premtuar surpriza në Kongresin Mobil Botëror në fund të këtij muaji. /PCWorld Albanian

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>