Lajmet

Nokia dërgon një tjetër padi ndaj Apple, shkon në 40 numri i patentave

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Nokia dërgon një tjetër padi ndaj Apple, shkon në 40 numri i patentave

20160224-stock-mwc-nokia-booth-sign-100647713-largeKompania finlandeze e rrjeteve të telekomunikacionit, dikur gjigandi i telefonëve Nokia, njoftoi ditën e Enjten se ka dërguar një tjetër padi për patentat teknologjike kundër Apple në Azi, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajmi se Nokia kishte hapur një betejë ligjore me Apple ditën e Mërkure pushtoi titujt kryesorë në mbarë botën. Sipas Nokia, prodhuesi i iPhone Apple ka shkelur 32 patenta ndërsa ditën e Enjte ky numër shkoi në 40 me një shtrirje në 11 Shtete.

Gjithashtu Nokia ka dërguar një ankesë pranë Komisionit Federal Tregtar Amerikan i cili ka detyrimin e bllokimit të importit të produkteve të cilat shkelin patentat.

Në qendër të betejës së re të patentave qëndron kodeku H.264 i cili përdoret në iPhone, iPad, iPod, Apple Watch, Mac dhe Apple TV.

Për vite me radhë Nokia ka licensuar tek Apple përdorimin e patentave ndërsa së fundi gjigandi i luginës së Silikonit kishte refuzuar të zgjaste marrëveshjen duke dënuar praktikat anti kompetitive të Nokias. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>