Harduer

Nokia dhe LG debutojnë telefonat e tyre me dy karta SIM

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Nokia dhe LG debutojnë telefonat e tyre me dy karta SIM

Nokia Asha 310Nokia edhe LG Electronics kanë lançuar telefonët e tyre të rinj me dy karta SIM, me qëllim për të tërhequr sa më shumë blerës në vendet e zhvilluara.

Ofrimi i produkteve me dy karta SIM është bërë shumë i rëndësishëm këto dy vitet e fundit. Ato i lejojnë përdoruesit të përdorin tarifa më të mira, ose thjesht për përdorim personal ose për punë.

“Veçanërisht në tregjet e reja si India, suporti me dy karta është bërë një kërkesë e domosdoshme tani” tha Geoff Blaber, i cili drejton kërkimet për pajisjet mobile tek CCS Insights.

Nga Nokia vjen Asha 310 i bazuar në Serinë 40, i cili është modeli i parë i kompanisë që kombinon vendet e caktuara për të dyja kartat me Wi-Fi për një aksesim më të mirë të të dhënave.

Karta kryesore vendoset pas baterisë, me një vend për kartën e dytë të pozicionuar anash telefonit për aksesim më të mirë, duke i lejuar përdoruesit të ndërrojnë kartën e dytë pa e fikur telefonin, sipas Nokia. Menaxhimi i kartave i lejon përdoruesit të krijojnë profile për të përcaktuar sipas dëshirës se kë duan të përdorin për telefonata, mesazhe, aksesim në internet, tha kompania.

Asha 310 ka një ekran 3-inç me prekje dhe një vend për kartë MicroSD për më shumë memorje. Një kartë 2 GB ose 4 GB është e përfshirë në paketë.

Familja e telefonëve Asha i ka dhënë Nokia-s një rritje të shitjeve ndërsa ishte në vështirësi me shitjet e telefonave Windows të bazuar tek familja Lumia.

Gjatë tremujorit të katërt ajo shiti 9.3 milionë pajisje Asha më prekje, krahasuar më 4,4 LG Optimus L7milionë smartfona të Lumia.

Kampi Android gjithashtu është duke u marrë me kartat SIM dyshe. Nga LG vjen Optimus L7 II i cili përveç kartave dyshe SIM gjithashtu ka një ekran 4.3 inç dhe një kamera 8-megapixel. Ka një proçesor dual-core 1GHz, hapësirë ruajtjeje të integruar 4 GB dhe një vend karte MicroSD.

Njësoj si sapo i lançuari Optimus LG Pro, Optimus L7 II ka një bateri më të mirë se paraardhësi – 2,460 mAh kundrejt 1,700 mAh.

Asha 310 i Nokia do të jetë i disponueshëm në Azi, Indi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Brazil këtë tremujor. Do të kushtojë rreth 102 $ pa taksat lokale apo ndonjë subvencion.

Versioni me karta SIM dyshe Optimus L7 II do të dalë në shitje këtë javë në Rusi, por asnjë lloj çmimi nuk është deklaruar.

Telefonat do të shfaqen në Kongresin Botëror të Telefonave Mobil, i cili fillon në Barcelonë më 25 shkurt. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGNokia
Lajmet e fundit>