Biznes

Nokia dhe Xiaomi nënshkruajnë marrëveshje patentash

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Nokia zotëron disa marrëveshje patentash me kompani të ndryshme përfshirë Apple dhe Samsung. Nokia dhe Xiaomi nënshkruajnë marrëveshje patentash Photo Source: Reuters

Prodhuesi Finlandez i pajisjeve për rrjetet e telekomunikacionit Nokia dhe gjigandi kinez i telefonëve inteligjentë Xiaomi nënshkruan një marrëveshje patentash bënë të ditur dy kompanitë.

Kompanitë thanë se marrëveshja lejon përdorimin e patentave celulare mes tyre. Nokia gjithashtu do të ofrojë pajisje të infrastrukturave të rrjeteve për Xiaomi.

“Xiaomi është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të telefonëve inteligjentë dhe jemi të gëzuar që kemi arritur një marrëveshje me to,” tha ekzekutivi i Nokia Rajeev Suri.

Nokia zotëron disa marrëveshje patentash me kompani të ndryshme përfshirë Apple dhe Samsung.

Të ardhurat nga licensimi i patentave përbëjnë 90% të fitimit të kompanisë. Nokia ka ndërtuar një portofol patentash në ditët kur kompania dominonte biznesin mobil. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>