Lajmet

Nokia do të mbajë event mbi Lumia-n më 14 maj në Londër

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Nokia do të mbajë event mbi Lumia-n më 14 maj në Londër

NokiaKa pasur shumë thashetheme kohët e fundit mbi Lumia-n e ri që do të dalë nga Nokia.

Të enjten kompania lajmëroi se do të mbajë një event të madh mediatik më 14 maj në Londër dhe nga sa kuptohet do të prezantojë disa nga produktet e veta të ardhshme.

Në pajisjet që do të prezantohet mendohet se përfshihet Nokia 928 si dhe “EOS” që pritet të ketë një kamera PureView.

Një celular tjetër që mund të prezantohet është “Catwalk”, i cili është emri i Lumia-s me kapak alumini.

Me sa duket data 14 maj nuk do të jetë ditë e madhe vetëm për Nokia-n, por edhe për platformën Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>